Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur paratë e një banke të nivelit të dytë ë që po transportoheshin me makinë të blinduar drejt Aeroportit të Rinasit

Grabitja është raportuar rreth orës 13:55 minuta. Dy makina të blinduara, njëra shoqëruese dhe tjetra ku mendohet se kanë qenë paratë, po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit kur është zënë pritë nga makina e grabitësve.

Nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me grabitjen si dhe nuk dihet as shuma e grabitur por gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se janë grabitur 7-8 thasë ka dyshime me valutë.

Makina e zezë është përplasur me makinën shoqëruese dhe më pas grabitësit janë drejtuar nga makina e blinduar ku ndodheshin paratë. Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon ka pasur një përleshje të autorëve me forcat e sigurisë, i kanë kërkuar çelësin shoferit i cili nuk ka pranuar ti japë. Autorët e kanë goditur shoferin dhe më pas kanë thyer xhamat.

Grabitja ka ndodhur brenda pak minutash dhe në sy të shumë dëshmitarëve që ndodheshin rastësisht aty madje kanë filmuar dhe momente nga grabitja.

Makina e blinduar ku kanë qenë paratë ka shenja plumbash në xham por dhe goma të shpuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-grabitet-makina-me-para-rruges-per-ne-rinas/