Surprise Me!

Historiku i grabitjeve të parave të bankave në kryeqytet

2017-04-01 0 Dailymotion

Rreth 10 milionë euro është shuma e grabitur ne 4 ngjarje në kryeqytet gjatë 2 viteve të fundit. Grabitjet kanë qenë spektakolare duke filluar nga ajo e 13 shkurtit 2015. Në zonën e stacionit të trenit në dalje të një banke të nivelit të dytë u morën rreth 3 milion euro. Autoret qëlluan në ajër me kallashnikov dhe goditen me grushte shoqëruesit e parave. Pasi braktisën makinën u zhdukën pa lënë gjurmë.

Në 3 dhjetor 2015 në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit në kryqëzimin e Laknasit u grabit një autoblindë e cila transportonte paratë e një banke të nivelit te dytë. 4 persona të armatosur me uniforma policie nën kërcënimin e armeve morën 3,8 milion euro dhe u larguan në drejtim të paditur.

30 qershor 2016 ndoshta grabitja me spektakolare e parave të bankave që ka ndodhur ndonjëherë në vendin. Në pistën e aeroportit ?Nënë Tereza? tre persona me maska dhe armë arritën të grabisin rreth 1 milion euro gjë te kohës që do të ngarkoheshin në avion. Është i vetmi rast kur është arritur të identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve për shkak të një fije floku një paruke të braktisur.

7 muaj nga kjo ngjarje mesditën e kësaj të enjte po në afërsi të kryqëzimit të Laknasit 5 persona të armatosur grabisin një autoblind i cili dyshohet se transportonte rreth 2 milion euro.

Në të gjitha rastet autorët kanë djegur mjetet me të cilët kryejnë grabitjet thuajse në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Bërxull. Përpara drejtësisë kanë dalë vetëm efektivët e policive private, por jo autorët e këtyre grabitjeve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon