Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për 90 minuta Sali Berisha renditi 40 premtimet e Edi Ramës që sipas tij rezultuan mashtrime. Secila prej tyre tha ish-kryeministri është një arsye që në 18 shkurt qytetarët ti bashkohen protestës së opozitës.
Berisha: Sot pas 4 vitesh aleanca e qelbësirave faktohet si aleanca e mashtrimeve të mëdhaja në historinë e këtij vendit. Janë 40 premtime të fushatës elektorale të 2013, të cilat faktohen sot si 40 mashtrime. Ju premtuat 300 mijë vende pune. Çdo shqiptar që u punësua gjatë këtyre 4 viteve e ftoj të votojë Edi Ramën, cdo shqiptar që besoj 300 mijëshin dhe nuk u punësua e ftoj në 18 shkurt ti bëjmë gjyqin këtij mashtruesi të paskrupull.
Edhe pse tentohet të krahasohet me protestat në Rumani, për deputetin Erjon Braçe bëhet vetëm për një arsye, për të bllokuar reformën në drejtësi.
Braçe: Merreni nëse mendoni se ajo godinë është e pushtetit, merreni! Ne kemi të drejtë tju themi që kjo protestë është e orientuar nga fillimi deri në fund kundër reformës në drejtësi, është aq e qartë sa nuk ka ku të shkojë më. Shkoni në Rumani dhe hajdeni prap dhe prap këtë përgjigje do të merrni. Dilni bëni këtë protestë, drejtësia do të bëhet.
Protesta është një mundësi e mirë për të rrëzuar qeverinë dhe për deputetin e PD, Astrit Patozi kjo qeveri dhe përplasjet mes koalicionit janë një barrë e papërballueshme për shqiptarët. Ndërsa ironizoi me vullnetin e mazhorancës për të kryer reformën në drejtësi. Këto arye nuk vlejnë për socialistët, sepse sipas Taulant Ballës opozita po zhvillon këtë proces për të penguar vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debate-ne-parlament-per-protesten-e-18-shkurtit/