Surprise Me!

E tmerrshme: Ja se si prodhuesi serb i lëngjeve i helmon shqiptarët! Ta ndalojmë helmimin e popullit tonë! (Video)

2017-04-17 3 Dailymotion

Keto fotografi tregojnë se si prodhuesi serb i lëngjeve ‘Fructal’ bën prodhimin e këtyre pijeve pa kurrfarë standardi higjienik. Në këto fotografi shihet se prodhimi bëhet në bodrume të errëta plot lagështi e pa kurrfarë higjiene, me teknikë të vjetruar e pa kurrfarë kriteri. Ish-prodhuesi slloven i lëngjeve që është blerë nga kompania serbe ‘Nectar’, një pjesë të madhe të këtyre prodhimeve të dyshimta e shet me të madhe në Kosovë transmeton Albanews.ch. Duke përfituar nga mungesa e kontrollit të inspektorëve në treg por edhe nga vetëdija e ultë e konsumatorëve shqiptarë, kompanitë serbe po përfitojnë miliona euro duke shitur prodhime që rrezikojnë seriozisht shëndetin. <br />Këto fotografi konfirmojnë zërat se shumë prej kompanive në Serbi kanë linja të dyta prodhimi enkas për tregun e Kosovës, që lë të hapur dyshimin se ato mund të jenë helmuese dhe të dëmshme për shëndetin. Konsumatorët shqiptarë duke u mashtruar pas çmimit më të lirë të këtyre prodhimeve, po e blejnë dëmtimin e shëndetit të tyre. Këto prodhime, përveç të tjerash, po e dëmtojnë rëndë edhe prodhimin vendor të lëngjeve të frutave, shumë prej të cilave plotësojnë të gjitha standardet evropiane

Buy Now on CodeCanyon