Fjalimi i gjatë i ish-kryeministrit Berisha në sallën plenare mesa duket nuk ka bezdisur vetëm deputetët të cilët ?rrudhnin" fytyrat herë pas here dhe i kërkonin nga vendi të lironte foltoren.

Drejtuesja e seancës Valentina Leskaj i bëri të ditur se qytetarët i dërgonin mesazhe dhe telefonata për ndaluar fjalimin e Berishës që i tejkaloi cdo limit.

Sipas saj kishte dhe nga ata që kërcënonin se do të thyenin televizorin nëse Berisha vazhdonte të fliste.

Ndërkohë mes leximit të gjatë të 40 mashtrimeve të qeverisë Rama, Berisha humbi fillin dhe ngatërron faqet. Gjë që shkaktoi të qeshura në sallë dhe ironinë e Leskajt.

Ndërkohë që gjatë fjalës 90 minutëshe të Berishës ndodhi grabitja në Rinas.

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli dhanë verdiktin e tyre për ngjarjen duke fajësuar Saimir Tahirin.