Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy vjet nën mbikqyrje speciale për rrezik terrorizmi e riedukim pranë një qëndre islamike për t?u njohur me vlerat e vërteta të besimit mysliman është vendimi i marrë nga Gjykata e Barit ndaj 35 vjeçarit shqiptar Edmond Ahmetaj, rezident në komunën Noci në provincën e Barit.
Hetimet e Departamentit të Antiterrorizmit italian ndaj 35-vjeçarit shqiptar kanë nisur menjëherë pas atentateve terroriste në Paris në nëntor të 2015.
Në celularin e Edmond Ahmetaj janë gjetur imazhe e video të aksioneve terroriste të ISIS shoqëruar me komentet e tij se ?terrorizëm i vërtetë vjen vetëm nga qeveritë perendimore?.
Gjithashtu në kompjuter i janë gjetur fotografi të tij me armë në duar si dhe postime në rrjete sociale pro atentateve terroriste në Paris.
Gjithashtu Edmond Ahmetaj ka shpërndarë në profilin e tij në facebook një video të intevistës së fondamentalistit anglez Anjem Choudary në të cilën kërcënon Italinë nën shpresën se luftëtarët e ISIS shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë.
Kreu i sektorit të parandalimit në Gjykatën e Barit, Franceska La Malfa duke konsideruar rrezikshmërinë e shtetasit shqiptar ka marrë vendimin e vendosjes së masës së mbikqyrjes speciale për dy vjet rresht, duke i tërhequr pasaportën si dhe të gjitha dokumentet e tjera të identifikimit, si dhe moslejimin e largimit nga komuna e tij e rezidencës në provincën e Barit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiptari-ithtar-i-isis-denohet-me-dy-vjet-leksione-rreth-islamit/