Për më shumë se 2 orë deputeti Alfred Peza është pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme, në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij për veprat penale të deklarimit të rreme të pasurisë, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.<br /><br />Peza ka dhënë sqarime lidhur me mënyrën se si ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë në vlerën e 1 milion dollarëve. Në dalje nga prokuroria deputeti Peza deklaroi se në pasurinë e tij nuk ka asgjë të jashtëligjshme.<br /><br />Hetimi për këtë rast nisi pas publikimit në media të disa dokumenteve se bashkëshortja e deputetit kishte blerë aksionet. Edhe ajo pritet te thirret në prokurori për të dhënë sqarime. / TV KLAN