TIRANË-Në më pak se 3 minuta autorët e grabitjes së një dite më parë në aksin Qafë Kashar-Rinas kanë mundur të marrin 2.7 milion euro të cilat po transportoheshin nga banka e nivelit të dytë në Tiranë me destinacion Vjenën.

Kjo shifër është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës për Report Tv ndërsa rezulton se thasët e parave të grabitura janë 8, thashë të cilët kanë qenë të mbushura me para dhe të vendosura në arkat që shihni në këto pamje.

Nga hetimet deri në këtë fazë ku janë firmosur 6 urdhër arreste kanë nxjerr në pah se punonjësit e policisë private ?Jaguar Security? kanë shkelur rregullat duke lëvizur me para me vete dhe pse kamerat e sigurisë ishin të fikura dhe automjetet e eskortës nuk plotësonin kushtet e sigurisë.

Një ditë më parë Report Tv mundi të sigurojë pamjet ekskluzive nga momenti i grabitjes ku në pak minuta 5 autorë të dyshuar bllokojnë eskortën e dy mjeteve të modifikuara si blinda sulmojnë me armë policët privatë marin paratë e largohen.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë në Policinë e Shtetit Altin Qato në një dalje për mediat ka bërë publike edhe shkeljet dhe mosrespeiktimin e masave të sigurisë nga ana e kompanisë së ruajtjes ?Jaguar?, i cili theksoi gjithashtu se kjo kompani edhe pse iu hoq licenca, sot ajo vazhdoi punën duke transportuar një tjetër sasi parash, por që u bllokua në kohë nga ana Policisë.