Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi supe mban shumë tituj e trofe, mes tyre atë të kampionit të Europës. Erkand Qerimaj, një nga sportistët elitarë të Shqipërisë i cili po përgatitet për të tjera gara të forta ndërkombëtare, është i detyruar prej muajsh të stërvitet në palestrën e ngritur në mjediset e shtëpisë së tij në lagjen "Xhabije".

Shkak janë kushtet skandaloze ku gjendet palestra e ekipit të Vllaznisë. Por Qerimaj ditët e fundit ka ngritur akuza të forta ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi, duke e akuzuar se po shkatërron këtë sport. Arsyet sipas kampionit janë disa, të cilat ai i rendit në këtë mënyrë.

Në zyrat e bashkisë peshëngritësit kanë drejtuar edhe një shkresë zyrtare, por qe ende edhe sot nuk ka marrë një përgjigje.

Qerimaj është optimist tek përfaqësimi që do të ketë në kampionatin europian, ku është i bindur se do të renditet në zonën e trofeve, e për këtë ka edhe një motiv më shumë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/peshengritja-ne-shkoder-qerimaj-akuzon-kryetaren-e-bashkise-ademi/