Surprise Me!

Nis mbjellja e pemëve në bulevardin e ri

2017-04-25 2 Dailymotion

Pas vendosjes së pllakave të para, në bulevardin e ri të Tiranës, ka vijuar mbjella e pemëve, në 800 metrat e parë të tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se po punohet edhe për ndriçimin në mënyrë që pjesa e parë të jetë e sistemuar në pranverë.
?Po mbyllim parkingun nëntokësor me 300 vende, i cili do të hapet në pranverë për publikun, dhe më në fund erdhëm në procesin e mbjelljes së pemëve. Janë pisha të buta mesdhetare, shumë të ngjashme me ato të Bulevardit të vjetër, pra për të ruajtur konturin e gjelbër që i lidh dy bulevardet, i cili po merr jetë dita-ditës?.

Në pranverë qytetarët do të kenë mundësi të shohin përtej perdes së metalit që na ndan nga kryqëzimi i ish Stacionit të Trenit. Njëkohësisht me punën për përfundimin e pjesës së parë të Bulevardit, po vijon edhe procesi i shpronësimeve për pjesën vijuese.

?Në ditët në vijim do të vazhdojmë me shpronësimet për t?iu afruar Bregut të Lumit, ku do të jetë edhe Parku T, një park i gjelbër. Mandej, do të gjejmë një zgjidhje alternative se si do të jetë ura përtej lumit, duke qenë se në anën tjetër është ndërtuar dhe në njëfarë mënyre ka devijuar nga projekti origjinal?

Materiali u shpërnda për mediat nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës./ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon