5 laboratorë të rinj janë instaluar në shkollën profesionale ?Hysen Çela? në Durrës. Teksa pa nga afër investimin prej 150 milion lekësh, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u ndal tek risitë sjellë ligji i ri i arsimit profesional që pritet të kalojë të enjten e kësaj jave në kuvend.<br /><br />?Transferimi i shkollave tona në qendra multifunksionale, të cilat mund t?i menaxhojnë vetë burimet financiare, do të shënojë një hap krejtësisht cilësor në transformimin e arsimit tonë profesional. Me ligjin e ri ju mund të shisni, të fitoni të ardhurat, me të ardhurat të investohet më shumë në bazë prodhuese, mësuesit do të paguhen më shumë, e kështu me radhë?.<br /><br />Sipas ministrit Klosi transformimi i shkollës nga një shkollë hoteleri-turizmi në një shkollë e orientuar drejt ekonomisë së detit ka bërë të mundur që shumë më tepër nxënës ta zgjedhin atë./ TV KLAN