Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kaninë të Vlorës ka nisur zbatimi i projektit restaurues të zonës historikë. E njohur si ballkoni mbi Vlorë, në Kaninë restaurimit do t?i nënshtrohet dhe kalaja shekullore, çka pritet të shtojë vëmendjen ndaj turizmit historik e kulturor.
Ristrukturimi i objekteve historike dhe kulturore dhe të fshatit Kanine, projekt i përbashkët i Ministrisë së Kulturës me Bashkinë Vlorë, ka nisur tashmë të vihet në jetë.
Fillimisht është bërë evidentimi në terren i objekteve të rëndësishme kulturore dhe historike te fshatit Kaninë, i quajtur ndryshe edhe ballkoni i Vlorës, me vlera të rralla dhe të rëndësishme historike.
Projekti parashikon edhe ndërhyrje në kalanë e Kaninës, sheshin kryesor të fshatit dhe segmentin rrugor që të drejton nga Vlora drejt fshatit.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tha se falë ndërhyrjes do rritet turizmi kulturor në Kaninë, ndërsa drejtorja e Monumenteve të Kulturës, Arta Bollani, vlerësoi vlerat historike të zonës.
Dritan Leli: Për të shfaqur vlerat e vendit që i ka më shumë se çdo gjë tjetër në Bashkinë e Vlorës siç është Kanina me historinë e saj dhe kalanë që ka qenë dhe ngelet një nga vendet më atraktive në të gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës. Në shërbim të komunitetit do të jetë dhe rikonstruksioni i teqesë dhe tyrbes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qendra-historike-e-kanines-do-te-implementohet-projekti-restaurues/