Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar në Tiranë 10 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit, ku mbetën të vrarë aktivistë të kësaj lëvizje. Albin Kurti deklaroi se ajo demonstratë shënoi një pikë kthese për Kosovën, ndërsa shtoi se betejat e kësaj partie për konsolidimin e shtetit të Kosovës nuk do të ndalen.
Përmes një dokumentari Lëvizje Vetëvendosje ka përkujtuar në Tiranë 10 vjetorin e demostratës së 10 shkurtit të vitit 2007, përmes së cilës u kundërshtua plani i Ahtisarit për Kosovën.
Dokumentari ka risjellë në kujtesë momente nga demostrata e cila nisi paqësore, por u shpërnda me dhunën e policisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se demostrata shënoi një pikë kthese jo vetëm për forcën politike ku ai bën pjesë, por edhe për Kosovën.
Ai u shpreh se Vetëvendosje do të vijojë betejat e saj për konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Në përfundim të dokumentarit, Kurti zhvilloi edhe një diskutim me të pranishmit, ku në fokus ishin ngjarjet e 10 shkurtit të 2007.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetevendosje-perkujton-10-vjetorin-e-demonstrates-se-10-shkurtit/