Surprise Me!

Report TV - Dëmtimi i zonës arkeologjike Prokuroria e Durrësit nis hetimet

2017-04-25 0 Dailymotion

Ndjeshmëria qytetare dhe ajo e specialistëve ndaj dëmtimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shkeljes së ligjit për ndërtime në zonën e mbrojtur arkeologjike , qofshin këto dhe me interes publik, ka vënë në lëvizje dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur akuzat që Shoqëria Civile ka ngritur ndaj Bashkisë Durrës për një ndërtim të paligjshëm që cenon frikshëm legjislacionin në fuqi.<br /> <br />Prokuroria nisi hetimet pas kërkesë padisë së paraqitur nga Aleanca për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare (AMVK) ndaj Bashkisë.<br /><br />Ndërkohë më 7 shkurt, sipas aktivistes së Shoqërisë Civile Lorisa Ylli, edhe shoqata MENV Group ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë Durrës pezullimin e punimeve të paligjshme në shesh, ndërkohë që AMVK së bashku me Unionin e Ekspertëve Mjedisorë i është drejtuar me një shkresë dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Mediave për një dëgjesë publike mbi dëmin që po i shkaktohet ligjit dhe qytetit të Durrësit me këtë ndërtim.

Buy Now on CodeCanyon