Prokuroria e Tiranës zbardhi dinamikën e grabitjes së parave të një banke të nivelit të dyte, që po transportoheshin të enjten drejt Rinasit.

Për herë të parë, ajo dha edhe një shifër zyrtare të shumës së grabitur. Bëhet fjalë për 3.2 milionë dollarë.

Autorët dyshohet të kenë qenë 6 ose 7. Sipas rrëfimit të punonjësve të policisë private, ata mbanin të veshura rroba të ngjashme me ato të forcave speciale.

Ata kanë treguar se, kur dy veturat me paratë mbërritën pranë vendit ku u sulmuan, një mjet hyri mes tyre, duke bllokuar makinën shoqëruese.

Në këtë moment, nga një rrugë dytësore doli një tjetër fuoristradë, që goditi makinën e blinduar.

Prej saj dolën dalë disa persona të maskuar e të armatosur dhe qëlluan drejt makinës së blinduar. Ata neutralizuan policët privatë dhe me një gur fresibël thyen kasafortën dhe morën 8 thasë me vlera monetare, duke u larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës.

Në ?Rrugën e Hajdutëve? braktisën dhe i vunë flakën mjeteve ?Jeep? dhe "Chevrolet". Këto janë edhe pamjet e momentit kur zjarrfikësit sapo kishin mbërritur në vendin ku po digjeshin mjetet.

Prokuroria sqaron se dy mjetet e policisë private kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, por policët privatë kanë deklaruar se nuk janë në dijeni, nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të shoqërisë së sigurisë fizike, Jaguar.

Në dy mjetet ka pasur radio komunikimim, por që nuk janë përdorur, pasi policët privatë kanë thënë se sulmi ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio.

Sipas hetimeve, grabitësit kanë përdorur tre makina. Dy janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në të tretën janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve.