TIRANË-Shërbimi i urgjencës mjekësore, pas riorganizimit, është tashmë prezent në territor në disa pika të qarkut të Tiranës.

Autoambulanca, stafi mjekësor, i përbërë nga dhënësi i ndihmës së parë (drejtuesi i automjetit), si dhe një infermier, janë të stacionuar në disa zona të qarkut të Tiranës, ashtu sikundër në të gjitha qarqet e vendit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ishin në Qendrën Shëndetësore numër 6 në kryeqytet, në zonën e Kombinatit, ku panë nga afër mënyrën e re të ofrimit të këtij shërbimi.

Pranë kësaj Qendreje Shëndetësore është e vendosur një autoambulancë, e pajisur me staf mjekësor, e cila është e gatshme për t?ju përgjigjur thirrjeve dhe nevojave të qytetarëve në çdo moment.