Surprise Me!

Report TV - Lera: Gati amnistia, do falen taksat për 100 mijë makina nga viti 2012

2017-04-25 4 Dailymotion

Taksat e papaguara të makinave që nga viti 2012 do shuhen tërësisht në rast se mjeti çrregjistrohet.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, thotë se tashmë është përgatitur drafti përfundimtar për faljen e detyrimeve për drejtuesit që nuk kanë paguar taksat vjetore.

Lera thotë gjithashtu se drejtuesve që duan t'i mbajnë mjetet në qarkullim, do të mund ta bëjnë këtë duke paguar taksat pa penalitete.

Sipas vlerësimeve të Drejtorisë së Përgjithshmë të Shërbimeve të Transportit Rrugor rreth 100 mijë mjete ekzistojnë të regjistruara por nuk qarkullojnë, ndërkohë që arrin në mbi 88 mijë numri i pronarëve që janë debitorë për shkak të taksave të papaguara.

Buy Now on CodeCanyon