Ky është momenti kur një i ri u fut mbrëmjen e së dielës me pistoletë lodër dhe grabiti një kazino në rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Në këto pamje të siguruara nga Televizioni Klan, shihet sesi i riu i kërkon arkëtares t?i japë paratë me nxitim, ndërsa kjo e fundit i lutet duke i thënë se ka fëmijë në shtëpi.

?Nxirri lekët, nxirri lekët, shpejt shpejt, nxirri të gjitha, shpejt shpejt?.?

"O çuni po kemi dhe kalamaj..."

Në video mund të shihet se pasi gruaja nxjerr lekët nga kasa dhe i vendos brenda banakut, i riu përkulet dhe i mer me radhë e më pas largohet.

Në momentin që do të dilte nga kazinoja, grabitësi u qëllua me grushta nga roja private i cili e kuptoi se pistoleta ishte lodër.

Autori mundi të arratisej me paratë e marra duke lënë në vendngjarje pistoletën lodër. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorit të kësaj grabitjeje. /tvklan.al