Surprise Me!

Report TV - Klosi: Prindërve dhunues do t'ju hiqet e drejta e prindërimit

2017-06-02 0 Dailymotion

T?u hiqet prindërimi për ata prindër që dhunojnë fëmijët apo i nxjerrin në situatë rruge si dhe detyrohen me ligj, mjekët, mësuesit si dhe punonjësit sociale që të raportojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve.

Ndërsa për mësuesit, punonjësit sociale dhe kujdestarët do t?ju hiqet e drejta e profesionit në rast se ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Këto janë risitë që pritet të sjelli ligji për mbrojtjen e fëmijëve.

Vetë ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale edhe ristë që ky ligj do të sjellë.

Për zbatimin e këtij ligji do të ndërtohen edhe njësitë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në të 61 bashkitë e vendit, ku është parashikuar që 3000 fëmijë do të kenë 1 punonjës social. Gjithashtu, për fëmijët që kryejnë krime, përveç rehabilitimit ligjor, duhet të ofrohet edhe rehabilitimi psiko- social i tyre.

Buy Now on CodeCanyon