Surprise Me!

Report TV - Apeli, ‘Hakmarrja për Drejtësi” e pafajshme: Akuzat pa baza

2017-06-02 2 Dailymotion

TIRANË-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda jep pafajësi për gjithë personat e konsideruar si anëtarë të organizatës ?Hakmarrje për Drejtësi?.

Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Norvruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Dëfrim Spahiu, Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate, nuk do të jenë më të pandehur pas vendimit që përcaktoi sot Apeli i Krimeve të Rënda.

Përfundon keshtu kalvari prej 20 vitesh i hetimeve dhe proceseve gjyqësore ndaj tyre.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate u lidhën me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

Sipas trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, akuzat që rëndonin mbi 10 personat janë të pabazuara me prova dhe si pasojë nuk qëndrojnë.

Me këtë vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, personat e konsideruar si anëtarë të ?Hakmarrja për Drejtësi? janë të lirë të kthehen në atdhe.

Madje pas këtij vendimi pafajësie, juridikisht të gjithë këtyre personave u lind e drejta për të kërkuar dëmshpërblim financiar për ditët e arratisë por dhe ato të qëndrimit në burg.

Buy Now on CodeCanyon