Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pafajësi për 10 anëtarët e të ashtuquajturës ?Hakmarrja për drejtësi?. Ky ishte vendimi që dha Gjykata e Apelit për Krime të Rënda këtë të hënë, për të gjithë të akuzuarit si pjesëtarë të bandës famëkeqe, të cilët ishin dënuar nga shkalla e parë me dënime nga 15 vite deri në burgim të përjetshëm.
Me këtë vendim, të pandehurit Leart dhe Orik Shyti, Altin Arapi Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj, janë të pafajshëm dhe mund tçë kthehen në Shqipëri megjithëse shumica e tyre kane fituar statusin e azilantin politik në Belgjikë dhe Zvicër.
Por, këtij vendimi i parapriu më parë Gjykata e Lartë, e cila me vendimin e saj të dhënë në mars të 2016, riktheu edhe njëherë dosjen për gjykim të Krimet e Rënda duke cilësuar të pavlefshëm disa prej provave.
Bëhet fjalë për kontrolle banesash, marrje e dëshmisë dhe dokumentesh të sekuestruara nga policia atëherë kur nisi procesi ndaj të akuzuarve, gjithashtu po kjo gjykatë e konsideroi fals një dokument në të cilin shfaqej platforma e ?Hakmarrjes për drejtësi?.
Argumenti kryesor për këtë është konstatimi i ekspertëve grafikë që vleresuan se shkrimi i Altin Arapit ishte falsifikuar dhe platforma nuk ishte shkruar prej të akuzuarit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pafajesi-per-10-anetaret-e-hakmarrjes-per-drejtesi/