Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Radio Televizioni Ora News ka patur disa vizitorë të veçantë gjatë kësaj fundjave. Bëhet fjalë për grupin muzikor iranian ?Soluk? si dhe Atasheun Kulturor Seyed Ahmad Hossein Alast. Vizita u bë në kuadër të ditës kombëtare të Iranit, ndërsa banda muzikore kishte rezervuar edhe një surprizë të madhe.
Grupi muzikor iranian ?Soluk? dhe Atasheu Kulturor Seyed Ahmad Hossein Alast vizituan ambientet e Radio Televizionit Ora News në kuadër të vizitës që bënë në Shqipëri me rastin e festës kombëtarë të Iranit.
Të shoqëruar edhe nga stafi drejtues i Informacionit të Radio Televizionit Ora News, grupi muzikor dhe Atasheu u njohën nga afër me stafin dhe teknologjinë me të cilën punohet në Ora News, ku vlerësuan me nota të larta investimin e bërë në Radio Televizionin Ora News.
Teksa vizituan ambientet e studios së emisionit investigativ ?BOOM? dhe u njohën nga afër me punën që bëhet për këtë emision, Atasheu bëri një ftesë të hapur që stafi i Ora News të jetë pjesë e Kongresit që do të zhvillohet në datat 2-8 tetor në Teheran në nder të shkrimtarit të madh Naim Frashëri.
Mysafirët nga Irani u mahnitën edhe me teknologjinë e Ora News, ku ndërsa vizituan regjinë rastësia deshi që në transmetim të ishte kronika mbi Ditën Kombëtare të Iranit.
Por Atasheu Kulturor që jeton e punon në Tiranë, kurioz për teknologjinë ishte i mirëinformuar për emisionin ?Tonight Ilva Tare?.
I pashmangshëm ishte Departamenti i Webit për të përfunduar tek ai i Informacionit, ku dhoma e lajmeve ishte me më shumë emocione, ndërsa po transmetohej edicioni i lajmeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atashehu-iranian-dhe-grupi-soluk-vizitojne-rtv-ora-news/