Surprise Me!

Report TV - Punimet në Durrës, Dako: Nëse e thonë arkeologët, i ndërpresim

2017-06-02 1 Dailymotion

Një ditë pasi Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ishte thirrur për të dëshmuar në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Report Tv ka zhvilluar një intervistë në lidhje me gërmimet e bëra për ndërtimet e Velierës në Durrës.<br /><br />Dako është shprehur se duke e ditur që është një zonë ku mund të ketë rrënoja arkeologjike, që në fillim aty kanë qenë arkeologët dhe specialistë të cilët kanë bërë monitorimin e këtyre punimeve, por pasi të përfundojnë këto gërmime, nëse konstatohet se këto rrënoja nuk duhet dëmtuar atëherë ne do të ndërpresim punimet dhe do të rishikojmë projektin.<br /><br />Firma që po kryen punimet është duke punuar me shumë kujdes dhe e monitoruar.

Buy Now on CodeCanyon