http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Nisi si një histori tragjike, në shekullin e tretë në perandorinë romake, kur martesat ishin të ndaluara. Perandori i asaj kohe kuptoi se të rinjtë nuk po shkonin në luftë dhe shkak ishte dashuria dhe e shenjta familje, ndaj përkohësisht martesat u ndaluan. Të rinjtë do të duhet të shkonin në luftë, por një peshkop i quajtur Valentin, do të vazhdonte ritualet e martesës deri më 14 shkurt, kur edhe u dënua me vdekje. Në vendin tonë kjo festë mbërriti shumë vonë, fillimisht pa dhurata, por me një shëtitje nga liqeni, nga qendra a një vend romantik, traditë kjo që vijon të ndiqet, mjafton të veshësh rrobat më të bukura për ta fiksuar këtë çast në fotografi. Të parat kartolina në botë, u krijuan në shekullin e 18 për të shprehur dashurinë në këtë ditë të veçantë, ndërsa sot për bizneset kjo është një ditë e mbarë. Të gjithë dhurojnë, edhe nëse nuk kanë, mjafton një trëndafil. Sot në rrugë, ka nga ata që puthen, nga ata që kanë një muaj të dashuruar, nga ata që kanë turp të flasin për dashurinë, por edhe deklarata publike. ka edhe nga ata që nuk i kuptojnë të tilla shfaqje. Gjithsesi buzëqeshjet nuk mungojnë. Shën Valentini është festë, për ata që dashurinë dhe për ata që presin të gjejnë shpirtin binjak.
