Këto pamje i përkasin operacionit të Policisë së Shtetit, të zhvilluar këtë të martë, për kapjen e autorëve të grabitjes në rrugën e Rinasit, më 9 Shkurt.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në Vorë, Prezë, Fushë ? Krujë, Lushnje e Vlorë. Në të morën pjesë edhe forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Të arrestuarit në këtë operacion janë Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa. Ndërsa dy prej autorëve të tjerë, M.A, dhe Ç.A janë shpallur në kërkim.

Grupi, sipas policisë, janë autorë edhe të grabitjes së 2015 ?ës, të ndodhur në të njëjtin aks rrugor.