stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;?Stop? ka udhëtuar në Goricaj të Divjakës për një rast të pazakontë. E moshuara Vangjelina Stambollxhiu i ka dhënë avokatit Perlat Kocillari 25 milionë lekë të vjetra, për t?i nxjerrë djalin nga burgu. Por avokati mashtrues, as djalin nuk e liron dhe as paratë nuk ia kthen. Në këtë moment për Vangjelinën nis një kalvar ligjor, por edhe një dramë sociale. I shoqi e përze nga shtëpia, pasi mëson, se paratë për avokatin janë përfituar nga shitja e tokës, pa lejen e tij. Gazetari i ?Stop? arrin, pas përpjekjeve, të pajtojë dy të moshuarit.

Kronikë më e zgjeruar:

Grupi i xhirimit i emisionit ?STOP? ka udhëtuar në Goricaj të Divjakës për një rast të pazakontë. E moshuara Vangjelina Stambollxhiu i ka dhënë avokatit Perlat Koçillari 25 milionë lekë të vjetra, për t?i nxjerrë djalin nga burgu. Por avokati e mashtroi duke i marrë paratë e duke mos i liruar as djalin. Pikërisht në këtë moment për Vangjelinën nis një kalvar ligjor, por edhe një dramë sociale.

?Kam pasur nevojë për një avokat për mbrojtjen e djalit se kishte probleme ligjore. Në vitin 2009, dy të njohurit tanë më sugjeruan një avokat që quhet Perlat Koçillari. Kur më kërkoi lekë, më kërkoi një shumë të madhe.

Sa ju kërkoi?
Si fillim më tha rreth 70 milion lekë. Unë i thashë ku t?i gjej unë këto lekë dhe më tha që shit çfarë të kesh, dyqane, shtëpi, toka çfarë të kesh. Pastaj u detyrova pa e pyetur as burrin shita pronën në vlerën e 27 milion lekë. Ndërkohë 25 milion lekë ia kam dhënë kokërr më kokërr avokatit.

Ju nuk morët asnjëlloj dokumentacioni që vërteton që ju i keni dhënë shumë e parave avokatit Koçillari?
As prokurën që kam marrë avokat, sepse me idenë që do t?i sillte ai të nesërmen. U detyrova dhe bëra edhe një prokurë që ia kam dhënë këto lekë borxh, sepse nuk më kishte dhënë 4 vjet as prokurë si avokat, as prokurë që më ka marrë kaq lekë.

Pas 4 vjetësh ju bëni një prokurë sikur ia jepni këtij zotërie lekët borxh. Çfarë lidhje keni më këtë avokat?
Nuk kam asnjëlloj lidhje, vetëm për mbrojtjen e djalit. Këtë prokurë e kam bërë në 10 Qershor të 2014, duke më thënë edhe djali, që të paktën të kemi një prokurë që na i ka marrë këto para, sepse mund të mohojë edhe këtë. U detyrova e bëra prokurën për katër muaj afatin.

Pasi e çuat çështjen në Krimin Ekonomik çfarë u arrit? Pse nuk u kthyen lekët?
Premtoi që do më jepte 30 metra katrorë dyqan në Durrës, tek pallati që kishte ndërtuar, ose këto ishin si garanci që gjoja të isha bashkëpronare me të. Unë këtë e kisha më shumë si garanci. Më pas bëra ankim në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës dhe atje u hetua, ku sërish ishte në favorin e tij dhe fajtore isha unë.

U mbyll çështja?
U mbyll çështja dhe unë më pas kam bërë ankim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më pas shkova në një avokat tjetër në Tiranë për t?i kërkuar ndihmë për Perlat Koçcillarin. Dhe këtu fitova, që ai duhet të më kthejë paratë dh...