Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy nga 4 autorët e dyshuar të grabitjes të parave në Rinas, Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu pritet të njihen sot me masën e sigurisë.
Ndërkohë avokatët e të arrestuar për grabitjen e parave kanë shprehur shqetësimin se nuk lejohen që të takojnë klientët e tyre.
Avokati i Neim Avdulajt, njërit prej të arrestuarve ka deklaruar se i kanë thënë që për të takuar të pandehurin duhet leje nga prokurori.
Katër të arrestuarit, Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa që prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-avokatet-nuk-na-lejojne-te-takojme-te-pandehurit/