E ndërsa ishin prej disa ditësh në kërkim, autorët e grabitjes jetonin në luks.

Admir Murataj jetonte në një banesë luksoze në Prezë.

Vila ku jetonte Admir Murataj me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie në cdo cep dhe siguria ishte maksimale.

Admir Murataj është koka e grupit kriminal dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia e shtetit.

Deri tani janë arrestuar 4 nga 6 autorët. Të arrestuarit janë edhe autorët e grabitjes së 3 dhjetorit 2015 në Kthesat e Kasharit ku u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.Fation Xhyliu jetonte në katin e tretë të një apartamenti në Vorë, ndërsa qëndronte i fshehur që pas momentit të grabitjes.

Banesa ku jetonte Fation Xhyliu ashtu sikur duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv është mjaft luksoze.