Një 58-vjeçar nga qyteti i Beratit prej kohësh jeton në një banesë tërësisht të rrënuar, siç shikohet edhe nga pamjet është pa çati dhe tre pjestarët e kësaj familje jetojnë në korridor, pasi kjo është pjesa më e mbuluar në të gjithë shtëpinë.<br /> <br />Nga pamundësia për ta paguar, energjia elektrike i është shkëputur prej kohësh.<br /> <br />Llazari ka dy fëmijë, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë para 8 vjetësh. I gjendur përballë këtyre kushteve ai detyrohet që gjithçka të bëjë vetë, pasi djemtë e tij janë në moshë të vogël.
