Deputeti Armando Prenga rezulton i njohur për policinë italiane dhe me 7 emra të ndryshëm.

Report Tv ka mundur të sigurojë përgjigjen e autoriteteve italiane për njësin e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kur rezulton se deputeti Prega i cili zyrtarisht ka përdorur edhe emrin Mondi Prenga rezulton me precedent penal.

Sipas faksimiles së dërguar nga pala Italiane sqarohet se ?Në ngarkim të shtetasit Prenga Mondi, lindur më 26 qershor 1974 rëndojnë precedente penale, falsifikim dokumentash dhe krime kundra pronës".

I njëjti person sqaron përgjigja e palës italiane nuk rezulton subjekt në kërkim nga autoritetet italiane.

Në të njëjtën përgjigje autoritetet e drejtësisë italiane njoftojnë Prokurorinë shqiptare se shtetasit Prenga Mondi lindur më 26 qershor 1974 i skeduar nga kuestura e Milanos më datë 21 gusht 1996 rezulton i regjistruar me të dhëna dhe foto edhe me gjeneralitetet Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Ndoc, Arjan Noci, Mondi Prenga.