KUKES-Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm, rikthehen reshjet e borës me intensitet të lartë në Kukës.

Në lartësitë 800m, trashësia e borës shkon deri në 5cm.

Prani të reshjeve të dëborës ka edhe në Tunelin e Kalimashit.

Deri tani nuk raportohet për probleme, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Aktualisht ka reshje dhe në qytetin e Kukësit ndërsa furnizimi me energji elektrike është i rregullt.