Kryeministri Edi Rama komentoi sërish protestën e opozitës përpara zyrës së tij në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në rubrikën "Komunikimi i Javës", Rama e quajti ngritjen e tendës nga opozita përpara Kryeministrisë si strehë për t'u mbrojtur nga Reforma në Drejtësi dhe Vettingu.

"Por nëse çadra që solli protesta e djeshme do të shërbejë si streha për t'u mbrojtur nga Reforma në Drejtësi dhe për të mbrojtur pengmarrësit e drejtësisë nga Vettingu, atëherë, ata, protestuesit e djeshëm, do të jenë edhe të tradhtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se protesta e opozitës për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është qesharake, pasi sipas tij, edhe qeveria është për zgjedhje të lira në 18 qershor.