Opozita shqiptare radikalizon dhe ekstremizon aksionin e saj politik, në përpjekje për të detyruar koalicionin PS-LSI që të dorëzojnë pushtetin, për krijimin e një qeverie të përbashkët.

Një pjesë e simpatizantëve të PD që morën pjesë dje në protestë e kanë kaluar natën në çadrat e ngritura para Kryeministrisë.

Deri rreth orës 06:00 të mëngjesit me protestuesit ka qëndruar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili më pas është larguar për të pushuar dhe për t'u kthyer sërish në çadrat e ngritura para godinës së qeverisë.

Ashtu siç edhe paralajmëroi Shqiptarja.com, me anë të dy artikujve, Partia Demokratike ka vendosur të ngujohet para Kryeministrisë, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë një grevë masive urie.