TIRANE-Një ditë para protestës, PD ka përdorur sallën e parlamentit për thirrje që të mblidhen të protestojnë në shesh nesër (18 Shkurt) ndërsa kanë përdorur akuza dhe deri fjalë fyese për qeverinë. <br /><br />Seanca e parlamentit ka nisur sot rreth orës 11:30 minuta me diskutime jashtë rendit të ditës. Ka qenë deputeti socialist Shalsi që nisi i pari debatin me opozitën, por situata u ndez më pas nga deklaratat e Palokës e Berishës.<br /><br />Kryeministri Edi Rama i mungoi seancës parlamentare pasi ndodhet në Kosovë për 9-vjetorin e Pavarësisë.
