Surprise Me!

Report TV - Pica për protestuesit por dhe fara luledielli e kokoshka

2017-06-03 3 Dailymotion

TIRANE-Piceritë, shitësit e farave e të kokoshkave urojnë të ketë protesta çdo ditë pasi sot rezultoi si biznesi që ka bërë më shumë shitje.

Siç e shihni dhe në imazhet që po sjellim, këto kuti me pica të porositura nga piceritë e kryeqytetit do shuajnë urinë e protestuesve demokratë. Sic e shihni dhe në foto, numërohen mbi 30 kuti me pica.

Ndërkaq, sheshi është mbushur plot me letra me të cilat protestuesit kishin mbështjellë farat e lulediellit si dhe kokoshkat, të cilat i siguruan nga shitësit ambulantë aty rrotull. Shumë kausha u konsumuan teksa kryetari i PD, Lulzim Basha mbante ligjëratën për revolucion.

Duket se shitësit ambulantë të farave të lulediellit, kokoshkave por edhe piceritë kanë shitur mjaftueshëm dhe nuk mund të mos ketë shpëtuar nga goja urimi; ?protesta paçim çdo ditë që të shesim kaq shumë?.

Buy Now on CodeCanyon