Kreu i PD, Basha deklaroi për Report Tv se vendimi për të qëndruar në shesh para Kryeministrisë është historik pas 27 vitesh.

Gjithashtu ai deklaroi se jam i vendosur të qëndroj për t'i shkuar deri në fund të kauzës së PD.

"Jam gati të marr cdo vendim, do të vijojmë që të qëndrojmë në shesh.

Ky është vendim që e kemi marrë bashkë me qytetarët, që e kam dëgjuar në turet që kam bërë në cdo cep të Shqipërisë.

Shqiptarët duan largimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndaj ne sot kemi marrë këtë vendim, zgjedhje të lira me qeveri teknike.

Duam një qeveri që nuk dhunon, por në mbrojtje të qytetarëve. Zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë" tha ai.