Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSi për Tiranën, se ka përpjekje për tensionimin e situatës politike para zgjedhjeve të 18 qershorit.<br /> <br />Kreu i Kuvendit kërkoi që zgjedhjet të mos shmangin vëmendjen nga reformat, sidomos nga zbatimi i reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka rëndësi ehde për klimën politike në vend.<br /> <br />"Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi. Të vazhdojë në mënyrë transparent të reformës në drejtësi, pasi është dhe një kërkesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme edhe për klimën politike para zgjedhore për të qenë sa më konstruktive, pasi nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën para zgjedhore", u shpreh Meta.