Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në Kolonjë ku u dorëzuan disa armë në kuadër të nismës ?Shqipëria pa armë?.<br /> <br />Tahiri ka komentuar sjelljet e djeshme në Kuvend ku është shprehur se i vjen turp që është deputet i këtij Parlamenti të dhunshëm. <br /> <br />?Kur hapni televizorin prapë dhunë ju del nga parlamenti. Ua them shumë sinqerisht dhe mua më vjen turp që jam deputet e ministër dhe shoh në parlament lloj-lloj dhune, shfaqje të padenja për çdo familje shqiptare. Shfaqje të turpshme për Shqipërinë që duam?, deklaroi ministri.