Nëse kryeprokurori Adriatik Llalla dhe KQZ vendosin të ndërpresin mandatet e gjashtë deputetëve të cilët janë nën verifikim për shkak të procesit të dekriminalizimit, atëherë balancat brenda partive politike në koalicionin qeverisës, do të prishen.<br /><br />Nëse Omer Mamo, Aqif Rakipi, Gledion Rehovica, Artan Gaçi, Armando Prenga dhe Mhill Fufi largohen, atëherë mandatet e tyre do tu pasohen emrave të tjerë në lista, duke i vendosur në pozicione të reja tre partitë e mëdha të koalicionit qeverisës.<br /><br />Finalizimi i mundshëm i hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj gjashtë deputetëve, si subjekte të ligjit të dekriminalizimit, ndryshon automatikisht balancat e numrave në Parlamentin Shqiptar, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo lëvizje ndryshon ekuilibrat brenda tre partive kryesore në mazhorancë, duke dobësuar pozitat e Partisë Socialiste për shkak të shterimit të listës së kandidatëve për deputetë në disa qarqe.