Surprise Me!

Report TV - Noka qëllon Braçen në Kuvend, Byroja e përjashton

2017-06-03 7 Dailymotion

TIRANE- Dy ditë para protestës, Partia Demokratike ka shfrytëzuar seancën e kësaj të enjte për të shkaktuar tensione dhe lëshuar mesazhe kërcënuese në adresë të mazhorancës.

Në nisje të seancës, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi mocion mosbesimi për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se qeveria ka rënë.

I ashpër në fjalën e tij ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkoi largimin e kryeministrit Rama nga Kuvendi, përpara se 'ta marrë sheshi më 18 Shkurt'.

Kulmi i seancës së tensionuar arriti kur deputeti demokrat Flamur Noka qëlloi me kartonin e votimit ligjvënësin socialist, Erion Braçe, pasi ky i fundit kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shkak për përplasjen Noka-Braçe u bë pikërisht fjala e Berishës nga foltorja e Kuvendit i cili po lëshonte akuza në drejtim të qeverisë dhe mazhorancës. Punimet e seancës u ndërprenë për disa minuta, ndërsa Flamur Noka u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi për shkelje të rregullores. Pas kesaj opozita braktisi punimet duke lënë të vetme në sallë maxhorancen.

Buy Now on CodeCanyon