TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi gjatë fjalimit të tij në Kuvend i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë verifikimet për personin e tij lidhur me deklalarat se mbi të rëndon një gjobë prej 200 eurosh.<br /> <br />Gaçi tha se nëse provohet se ai ka një gjobë qoftë edhe 20 euro, do ta lërë menjëherë mandatin.<br /> <br />?Ndaj Artan Gaçit nuk ka asnjë gjobë jo 200 euro, por as 20 euro nuk ka. Këtu ka diçka, nuk është thjeshtë një lajthitje. Kam hyrë i ndershëm në politikë dhe me shumë biznese ndërkohë që vazhdoj të jem i ndershëm dhe me më pak biznese. Përfshirja ime në atë listë është dashakeqe dhe më së shumti një lojë e shëmtuar politike për të hequr vëmendjen nga reforma në drejtësi?, u shpreh Gaçi.
