Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Sarandës dhe Gjirokastrës, edhe spitali rajonal i Korçës do të ketë së shpejti një godinë tërësisht moderne të maternitetit, duke rritur në këtë mënyrë, cilësinë dhe standardin e shërbimit.
1 miliardë e 360 milionë lekë është fondi i parashikuar për rikonstruksionin e këtij materniteti. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, ishin në spitalin rajonal të Korçës ku u njohën me projektin, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/korce-1-3-mld-leke-per-rikonstruksionin-e-maternitetit/