Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shembet struktura e tre kateve shtesë të një pallati 24-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në lagjen Nr.13 Durrës.
Struktura është shembur pjesërisht. Pallati mësohet se është në pronësi të shtetasit Enver Shala, një ndërtues i njohur pallatesh në Durrës.
Fatmirësisht nga ngjarja përveç panikut të shkaktuar nuk ka persona të lënduar.
Në momentin e ngjarjes mësohet se punëtorët që po punonin kanë qenë në orarin e pushimit, duke drekuar.
Tre katet e rrëzuara fatmirësisht nuk kanë rënë në tokë, por janë mbajtur nga struktura rrethuese e skelave.
Sipas policisë ?tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shembet-struktura-e-kater-kateve-shtese-te-pallatit-24-katesh-ne-durres/