Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PS-së Armando Prenga dhe hetim penal për shkeljet ligjore të kryera nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar se Prenga rezulton të ketë qenë me precedentë penalë në Itali për vjedhje e marrje pasurish por dhe i dënuar nga gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh.
Prokuroria deklaron se deputeti Prenga është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per ?Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? ose te njohur ndryshe si Ligji i ?Për Dekriminalizimin?
Per cfare akuzohet Prenga ne Itali dhe Shqiperi
?Subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:
1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të ?Falsifikimit të dokumenteve?, me 450 000 lekë gjobë
2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kerkon-heqjen-e-mandatit-per-armando-prengen/