Surprise Me!

Basha i përgjigjet Ramës: Së shpejti tjetër protestë

2017-06-03 0 Dailymotion

Ashtu si Kryeministri Edi Rama që deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë kthim pas në objektivin për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, edhe opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e protestave. Kryetari i saj, Lulzim Basha opozita do të thërrasë një tjetër protestë masive në mbështetje të kauzës së saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha tha se opozita refuzon si zgjidhje largimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, siç aluduan sipas tij, media pranë qeverisë.

"Sot kanë ofruar përmes mediave të tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është pëshqesh i bandave dhe krimit të organizuar. Nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirirn, zgjidhja ëhstë largimi yt dhe qeverisë tënde. Dëgjo zërin e qytetarëve, zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi, hapi rrugë qeverisë teknike dhe me të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe në ta mban dil dhe ndeshemi dhe e shikojmë se kush fiton. Nuk të shpëton dot nga përballja me PD dhe opozitën, nga përballja me qytetarët, nuk të shpëton dot as krimi dhe mediat e kapura dhe të blera. Ora e përballjes po vjen, do përballemi në meidanin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, populli do vendosë me votë të lirë".

Duke hequr një paralele me lëvizjen popullore të 20 Shkurtit të vitit 1991, me protagonistë të së cilës zhvilloi një bashkëbisedim kryetari i Partisë Demokratike tha se protesta e thirrur nga opozita erdhi pas dështimit nga qeveria për gjetjen e rrugëve insitucionale që do të garantonin zgjedhje me standarde. Para qindra mbështetësve Lulzim Basha konfirmoi vendimin e grupit se Partia Demokratike do zhvillojnë aktivitetin parlamentar në sheshin e protestës.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon