Surprise Me!

Rriten sërish çmimet e siguracioneve të makinave

2017-06-03 1 Dailymotion

Nuk ka zgjatur shumë dhe çmimet e siguracineve janë rritur sërish. Një polic sigurimi për makinat sot prihet mesatarisht 19 mijë lekë. Kjo rritje është në nivelin 60% dhe agjentët e sigurimeve thonë se ky çmim nuk do të ndryshojë më. Kur shkon për të pyetur për arsyet e rritjes së çmimit, shumica e kompanive nuk kthejnë përgjigje.<br /><br />Agjentë të tjerë thonë se çmimi për sigurimin e makinave është ndryshuar nga vetë kompanitë. Më të shqetësuarit janë qytetarët të cilët thonë se nuk mund të përballojnë dot këto tarifa.<br />Javën që shkoi kompanitë ulën çmimin në 11 mijë lekë, por kjo zgjati vetëm 3 ditë. Sipas rregullores s Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ato duhet të deklarojnë më parë tarifat e reja pranë autoritetit, por askush nuk jep sqarime se përse çmimet ndryshojnë menjëherë në këto nivele./ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon