Surprise Me!

Tragjedi në Pogradec, gjenden të pajetë trupat e çiftit të ri

2017-06-03 0 Dailymotion

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në shuarjen e dy jetëve në moshë fare të re.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës nga fshati Velçan i Pogradecit, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë pak pas mesnate.

Sipas burimeve zyrtare, 26 ? vjeçari Erzen Tora dhe bashkëshortja e tij 23 ? vjeçare Fatbardha Tora janë konfliktuar fizikisht, fillimisht në shtëpinë e tyre, për të vazhduar në kasollen e familjes që ndodhej jashtë.

Në sherr e sipër, e reja e ka goditur bashkëshortin me dru pas koke. Kjo ka qenë fatale për të riun, i cili ka gjetur vdekjen.

Pas kësaj, 23 ? vjeçarja i ka dhënë fund edhe jetës së saj, duke pirë helm.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në shtëpi.

Prej ditësh bashkëshortët kishin konflike mes tyre. Fqinjët tregojnë se 23 ? vjeçarja ushtronte shpesh dhunë ndaj burrit të saj.

Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit, ku do të kryehet autopsia.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon