Surprise Me!

“Tirana Art Fest” edhe në gjimnazet periferike

2017-06-03 3 Dailymotion

Për herë të parë, edhe nxënësit e gjimnazeve në periferi të Tiranës do të jenë pjesë e ?Tirana Art Fest?. Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit TAF po organizohet edhe në zonat rurale, për t?u dhënë shansin të gjithë të rinjve për përfshirje në aktivitete kulturore<br /><br />?Më vjen mirë që ?Tirana Art Fest? i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet, bingot dhe bastet, dhe i ka kthyer te arti, kënga, te vallëzimi. Asnjë djalë ose vajzë në Tiranë nuk duhet të ndihet i disavantazhuar, se mund të ketë një mbiemër të panjohur, se mund t?i ketë prindërit me të ardhura modeste, se mund të mos ta ketë shtëpinë në bllok?.<br /><br />Veliaj tha se aktivitete te tilla gjallërojnë jetën kulturore-artistike duke ndikuar pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna. Vetëm për 2016-n, tha Veliaj, janë shpërndarë mbi 2 mijë bursa për nxënësit e shkëlqyer./ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon