Surprise Me!

Pavarësia/ Rama dhe Mustafa homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës

2017-06-03 1 Dailymotion

Në 9- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, bënë homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosen kurora me lule.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke u ndalur tek kontributi i presidentit Rugova tek Pavarësia e Kosovës, si arkitekt i saj, tha se në emër të veprës së tij theksi duhet vënë tek uniteti.

?Të çojmë përpara progresin që është arritur dhe të krijojmë unitete të brendshëm që është i domosdoshëm për të zgjidhur shumë sfida që do të ballafaqohemi në vazhdimësi?

Ne kuadër të ceremonive zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, dy kryeministrat kanë vizituar Prekazin, ku vendosen kurora me lule në varrin e komandantit të UCK ?së, Adem Jashari.

Ceremonive zyrtare i ka munguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet ne Gjermani ne konferencën e sigurisë së Mynihut, por urimin e tij e ka përcjelle në rrjetet sociale.

Ne këtë përvjetor, simbol i Pavarësisë së Kosovës NewBorn, ka ndërruar ngjyre dhe formë. ?No Walls? (Jo mure) është mesazhi i këtij viti.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon