Partitë shqiptare kanë nënshkruar një Deklaratë të përbashkët, por nuk gjejnë forcën për te tejkaluar vetveten dhe për tu ulur në një Tryezë të përbashkët, ashtu siç e parashikon Dokumenti.<br /><br />BDI dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët janë në fazën e analizës së propozimeve të cilat i ka bërë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, propozime të cilat e përmbajnë edhe Ligjin e gjuhëve, e cila pritet të zyrtarizohet. Ndërsa dilema kontestuese nuk ka rreth integrimit në BE dhe NATO, por edhe rreth Prokurorisë Speciale.<br /><br />Në këto tema në ?Rruga Drejt? sonte debatojnë Nora Aliti, përfaqësuese e BDI-së, Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, ish deputeti Zylfi Adili.